• e premte, 08 nëntor 2024

Sekuestrohen mbi 4.3 tonë marihuanë me vlerë mbi 10 milionë euro në Gostivar (foto)

Sekuestrohen mbi 4.3 tonë marihuanë me vlerë mbi 10 milionë euro në Gostivar (foto)

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Nga personi juridik në fshatin Vrapçisht - Gostivar, është sekuestruar marihuanë në një sasi të përgjithhsme prej 4.341 kilogramëve, në vlerë mbi 10 milionë euro. Sasia e deklaruar është sekuestruar pas Vendimit të Qeverisë për marrjen e aprovimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik të deklaruar për shkak të parregullsive të konstatuara në punë, informojnë nga MPB-ja.

Marihuana është vendosur në Agjencinë për menaxhim me pronë të sekuestruar.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se aksionin e kanë kryer nënpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike - Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe lëndë të rrezikshme, Njësia për Tregti të paligjshme me drogë dhe nëpunësit e policisë nga NJPB Gostivar dhe prokurori publik kompetent nga Prokuroria themelore publike Gostivar, me urdhër të lëshuar më parë nga Gjykata themelore Gostivar.

"Gjegjësisht, në periudhën e kaluar nga ana e nëpunësve policorë nga Sektori për krim polici dhe NJPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësim të përmbushjes së kushteve lidhur me hapësirën, pajisjen dhe kuadrin për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore është kryer kontroll i jashtëzakonshëm me ç'rast janë konstatuar parregullsi të shumta në punë, për çka nga ana e NJPB Gostivar në PTHP Gostivar është parashtruar paraqitje penale sipas nenin 95 v të Ligjit për kontroll të drogave narkotike", thonë nga MPB-ja.

Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, janë sekuestruar 4341 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe janë vendosur në Agjencinë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara.

"Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Komisionin nga Ministria e Shëndetësisë, në të ardhmen do të vazhdojnë kontrollet tek personat juridik që posedojnë leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për të konstatuar parregullsi të mundshme në punë", theksojnë nga policia. qa

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR