• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sekuestrohen barna, celularë, "ajfon 16", ora të llojit "roleks", deviza

Sekuestrohen barna, celularë,

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, nëpunës doganor kanë zbuluar disa tentime për kontrabandë, pas çka përkohësisht janë konfiskuar orë të dorës, celularë, valuta, barna, prodhime kozmetike, cigare dhe sende të tjera, informojnë nga Drejtoria doganore.

Janë sekuestruar pesë telefona celularë "ajfon 16" në Aeroportin ndërkombëtar – Shkup, krejt kjo gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi të Maqedonisë i cili ka arritur me fluturim nga Stambolli. I pyetur nga doganierët nëse ka pasur diçka për të deklaruar për kontroll, udhëtari i cili u paraqit për hyrje në vend në terminalin VIP u përgjigj se posedon vetëm ëmbëlsira për fëmijët. Megjithatë është bërë kontroll në valixhen e tij të udhëtimit, pas çka i janë gjetur celularët.

Telefonat e padeklaruar janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa kundër pasagjerit do të ngritët procedurë kundërvajtëse.

"Pastaj, katër ora të dorës të tipit 'roleks' janë zbuluar në Aeroportin ndërkombëtar – Shkup, gjatë kontrollit të çantës së udhëtimit të një shtetase të Maqedonisë e cila ka dashur të udhëtojë për në Milano. Pas kontrollit të bagazhit, orët u gjetën brenda valixhes së udhëtares. Orët e padeklaruara janë marrë përkohësisht, ndërsa kundër saj do të iniciohet procedurë përkatëse", thuhet në kumtesën e Drejtorisë doganore. rq/

Foto: Drejtoria e doganës

 

QËNDRONI TË LIDHUR