Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rute nesër për vizitë zyrtare në vend
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 2 mars, 2026
Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.
Pas pritjes, siç informon Kabineti i presidentes do të vijojë takim kokë më kokë dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rute do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ku më pas do t'u drejtohet deputetëve në Dhomën legjislative.
Sipas njoftimit zyrtar mbi vizitën e Sekretarit të përgjithshëm në Shkup, është paralajmëruar se ai do ta vizitojë edhe kazermën "Ilinden".
FOTO: arkivi