• e shtunë, 09 nëntor 2024

Sekretari i përgjithshëm i Konfederatës evropiane Ester Linç për vizitë në LSM

Sekretari i përgjithshëm i Konfederatës evropiane Ester Linç për vizitë në LSM

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Konfederatës evropiane të sindikatave (ETUC) Ester Linç, së bashku me ekipin e tij, sot do të realizojë vizitë pune në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Siç njoftoi LSM, në kuadër të vizitës do të shqyrtohen gjendjet aktuale rreth marrjes së ndërtesës së LSM-së - Shtëpinë e punëtorëve, kërkesën e sindikatave deri te Qeveria për rritjen e pagave në shtet, pozitën e punëtorëve, të drejtat e punëtorëve, organizatat e punëtorëve dhe harmonizimin e tyre me legjislaturën evropiane dhe standardet ndërkombëtare të punës, si dhe pozitën e sindikatave në vend.

Me rastin e vizitës së Linç, LSM-ja paralajmëron edhe konferencë për shtyp, ku do të drejtohen Linç dhe kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov. bsh/

Foto: MIA arkiv

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR