• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sejdini: Në Gjykatën administrative nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje me dorë të lëndëve gjyqësore

Sejdini: Në Gjykatën administrative nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje me dorë të lëndëve gjyqësore

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Në Gjykatën administrative nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje me dorë të lëndëve gjyqësore derisa jam unë në krye, përkatësisht shpërndarja ka qenë dhe do të jetë vetëm përmes sistemit AKMIS dhe në pajtim me rregulloren gjyqësore e cila e rregullon shpërndarjen e lëndëve. Rrjedhimisht, gjithçka tjetër është në nivel spekulues dhe me indikacion i hedh poshtë situata e këtilla, deklaroi kryetari i Gjykatës administrative, Burim Sejdini.

Lidhur me informatat e paraqitura në opinion, Sejdini tha se anonimiteti i paraqitjeve tregon në mënyrë të pamatur për faktin se krahas diskreditimit të tij personal, po bëhen tentime për çrregullim edhe të kapacitetit institucionaë dhe integritetit të gjykatës.

"Më se me përgjegjësi pohoj se asgjë nga këto nuk janë të sakta. As shpërndarje me dorë e lëndëve, as ndërkaq 190 lëndë të vjetëruara. Qëndroj në dispozicion, të shihni apo kërkoni, informatë zyrtare t'Ju parashtrojmë se nuk ka lëndë të vjetëruara na fusha e tatimeve, doganave dhe lëndëve të ngjashme, ku shteti përmes organeve publike konfirmon obligime ndaj qytetarëve tanë", tha Sejdini.

Në vit, theksoi Sejdini, fluksi i lëndëve në Gjykatën administrative është rreth gjashtë mijë dhe në pesë vitet e fundit derisa ushëheqë ai, zotërohet dhe çdoherë është vlerëduar si i përditësuar.

Lidhur me, siç tha Sejdini, spekulimet për vjetërimin e lëndëve, ai si kryetar i gjykatës, dhe as sistemi elektronik, disponon me të dhëna kur një lëndë e caktuar do të trajtohet si borxh i vjetëruar, tatimor apo doganor në mëynrë që të njejtat të jenë lëndë e manipulimit nga cila do anë.

"Në fushën e tatimeve dhe doganave punojnë 18 kolegë. Besoni, ata udhëheqin me lëvizjen e lëndëve dhe me zgjidhjen e lëndëve, kështu që, askush normal nuk do ta lejojë atë, e aq më pak gjykatës të cilët me shumë mund përpiqen të sigurojnë drejtësi në këtë shtet", theksoi Sejdini.

Përveç kundërvajtjeve, të cilat vjetërohen në pajtim me Ligjin për kundërvajtje, Sejdini, theksoi se janë të rralla rastet e vjetërimit në pikëpamje të tatimeve dhe doganave, ndërkaq kjo bëhet kur tashmë ka kalaur afato absolut i vjetërsisë prej dhjetë viteve.

Për dëmin e përfolur prej një milion eurove, i shkaktuar nga ana e tij, Sejdini tha se ia lë opinionit të vlerësojë, duke cekur se Gjykata administrative është institucion serioz dhe do të vazhdojë të punojë me vetëdije, në mënyrë transparente dhe vetëm në pajtim me ligjin.

Për përmbajtjen e parashtresës, Sejdini tha se nuk është i njoftuar dhe se është befasuar nga ajo që e ka dëgjuar në publik.

"Do të më vinte mirë t'i kisha paraqitjet penale para meje, përkatësisht të isha i njoftuar, në mënyrë që të mund të përgjigjem dhe në përgjithësi të mundësojmë vërshim të diskursit publik me njohuri të pasakta", tha Sejdini.

Anonimiteti i paraqitjes, theksoi Sejdini, nuk korrespondon me atë që thuhet se është nga të punësuarit në Gjykatën administrative.

"Do të doja shumë të di nëse është nga të punësuarit në këtë gjykatë, atëherë seriozisht duhet ta rishqyrtoj veten, përkatësisht punën time, sepse gjatë marrjes së detyrës kryetar i Gjykatës administratove, hasa 80 të punësuar, me gjithë gjykatësit, sot ai numër është 130", deklaroi Sejdini. duke cekur se kjo, sipas tij nuk është e mundur, sepse ai personalisht krenohet me ta dhe angazhimin dhe kujdesin e tyre që e kanë treguar gjatë shpërnguljes së gjykatës në hapësirat e reja.

Lidhur me çështjen se KSHPK ka formuar lëndë për të, ai u përjgigj se kjo është praktikë e zakonshme.

"U dëshiroj punë të suksesshme kolegëve nga KSHPK, me siguri pas kësaj konference për shtyp, e cila është e rallë në gjyqësor, do të ketë situata të mëtutjeshme, do të tentoj t'Ju informoj për gjithçka përmes kumtesave", deklaroi Sejdini.

I pyetur për akuzat për punësime familjare, Sejdini tha se të gjitha punësimet janë në pajtim me ligjin. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR