• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Seanca të komisioneve për Mbrojtje, Punë dhe Politikë Sociale dhe për Çështje Ekonomike

Seanca të komisioneve për Mbrojtje, Punë dhe Politikë Sociale dhe për Çështje Ekonomike

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) -  Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Mbrojtje dhe sSguri, për Çështje Ekonomike dhe për Punë dhe Politikë Sociale.

Në rend dite të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Plani afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse (DPROS) 2023-2032, ku theksohet se suksesi i transformimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, ndër të tjera, varet nga lidhja e DPROS-it me prioritetet kryesore të mbrojtjes dhe nga sinkronizimi i tyre me programet e sistemit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit. Qeveria, qëndron në dokument, do të sigurojë kushte adekuate për mbështetjen dhe zbatimin e DPROS-it, proceset e modernizimit dhe pajisjes së Armatës dhe në këtë mënyrë me menaxhim të duhur me resurset njerëzore, materiale dhe financiare, do të arrihen rezultatet më të mira në zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes.

"Duke nisur nga fakti se proceset reformuese mund të zbatohen vetëm përmes financimit të qëndrueshëm të mbrojtjes, Qeveria mbetet në përcaktimin për rritje graduale të buxhetit të mbrojtjes për 0.2 pikë përqindje në vit. Qëllimi është lartësia e buxhetit të mbrojtjesderi në vitin 2024  të arrijë në 2 për qind të BPV-së, që është në përputhje me vendimet e Samitit të NATO-s në Uells. Qëllimi kombëtar është ruajtja e një buxhetimi të qëndrueshëm të mbrojtjes nga minimum 2 për qind të BPV-së pas vitit 2024", theksohet në hyrjen për Planin afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse, propozues i të cilit është Qeveria. 

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale duhet të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune, me procedurë të shkurtuar. Ligji i propozuar parasheh ndryshim që mundëson rregullimin e vendit dhe mënyrë e pagesës së pagave të punëtorëve në projekte me interes nacional dhe strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në mënyrë shtesë vendoset mundësia për punë të dielën si dhe puna jashtë orarit më të gjatë se tetë orë gjatë një jave, më shumë se tetë orë mesatarisht në javë për një periudhë prej tre muaj dhe më shumë se 190 orë në vit në rastet  kur bëhet fjalë për punë me interes kombëtar dhe strategjik për shtetin, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punonëtorit. 

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, ndërkaq, është  Propozim-ligji për themelimin e Agjencisë për Energji të Republikës së Maqedonisë, në lexim të dytë. ar/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR