• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. 

Në rend dite të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme janë Projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Projekt-ligji për ratifikimin e ndryshimeve të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme duhet të shqyrtojnë edhe platformat për aktivitetet diplomatike të ambasadorëve të rinj. Në seancë duhet të flasin ish ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, i cili duhet të jetë ambasador i vendit në Serbi, ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, i cili duhet të jetë ambasador në Rumani, Shpend Sadiki duhet të jetë ambasador në Izrael, Jasmin Qahil të shkojë në Poloni, Sashko Nasev në Republika Popullore të Kinës, Igor Popov në Brazil dhe Ylber Sela në Gjermani.

Anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të mbajnë dy seanca. Në seancën e 29-të në rendin e ditës janë Përcaktimi i Propozim vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallë të dytë dhe Përcaktimi i Propozim-vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Republikan për siguri në komunikacionin rrugor.

Në seancën e 30-të në rend dite janë përcaktimi i Propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës së kundërvajtjes dhe përcaktimi i Propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR