• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seanca të dy komisioneve parlamentare

Seanca të dy komisioneve parlamentare

 

Shkup, 1 mars 2024 (MIA)   - Në Kuvend sot janë caktuar seancat e komisioneve për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe çështje ekonomike.

 Komisioni për Çështje të  Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të debatojë për Propozim-vendimin për përcaktimin e koeficientëve për përcaktimin e pagës së presidentit të shtetit, deputetëve si dhe funksionarëve të cilët i zgjedh dhe i emëron Kuvendi. 

Në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike, ndërkaq, duhet  të konstatohet se janë tërhequr materialet për katër ligjet e propozuara për projektet strategjike investuese në fushën e energjetikës.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR