• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seanca të dy Komisioneve kuvendore

Seanca të dy Komisioneve kuvendore

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji.

Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane janë propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shpronësim, propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përcaktim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostrafën Trebenishte-Strugë-Qafëthanë) dhe Korridori 10d (aksi i autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim-ligji për akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, të gjtiha me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji do t'i shqyrtojnë raportet vjetore për punën e Agjencisë për Posta për vitin 2021 dhe 2022, Raportin e Punës së Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2021, si dhe raportet vjetore për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2021 dhe 2022. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR