• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike është caktuar për nesër në ora 11

Seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike është caktuar për nesër në ora 11

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Mandatari Talat Xhaferi i ka dorëzuar programin dhe Propozim-përbërjen e Qeverisë kalimtare në Kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re e ka caktuar për nesër (28 janar, e diel) në ora 11.   

Претседателот Стево Пендаровски денеска му го врачи мандатот на Талат Џафери за состав на преодна Влада за спроведување на избори на пратеници.  

Në Programin e Qeverisë, mandatari Xhaferi thekson se prioritet i kësaj Qeverie do të jenë organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike më 24 prill dhe 8 maj, vazhdimi i të gjitha proceseve që dalin nga negociatat e nisura me BE dhe integrimi i përshpejtuar evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë, rritja e standardit të jetesës duke rritur pagën dhe pensionet minimale dhe mesatare në vitin 2024, ulja e inflacionit, dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe punësimit, mbështetja direkte për qytetarët dhe kompanitë në vitin 2024, shteti ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rendi dhe rregull i plotë i shtetit, vazhdimi i proceseve reformuese në të gjitha nivelet shtetërore.

"Për këtë qëllim, Qeveria, bazuar në dialogun e gjerë ndërpartiak, do të mundësojë zbatimin me efikasitet të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të mundësuar standardet më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe të vetë zgjedhjeve, gjegjësisht mbajtjen e zgjedhjeve me ligjshmëri të plotë, legjitimitetin dhe pranimin konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve", thuhet në programin e mandatarit Xhaferi.

Në propozimin - përbërjen e qeverisë kalimtare, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane do të jetë Bojan Mariçiq, ndërsa Artan Grubi do të jetë ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve.

Me propozim të VMRO-DPMNE-së, për pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme është propozuar Pançe Toshkovski, si dhe Gjoko Vellkovskit propozim për pozitën e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.

Në vendet e deritanishme mbeten Krenar Lëoga - ministër i Drejtësisë, Bujar Osmani - ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi - ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi - ministër i Ekonomisë, Lupço Nikollovski - ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonmisë së Ujërave, Fatmir Mexhiti - ministër i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri - ministër i Arsimit, Risto Penov - ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bisera Kostadinovska Stojçevska - ministre e Kulturës, Azir Aliu - ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Bllagoj Boçvarski - ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Kaja Shukova. - ministre e Mjedisit dhe Fatmir Bytyqi, ministër pa portofol i ngarkuar për çështjet ekonomike dhe Sllavica Gërkovska, ministre pa portofol përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë.

Pritet që pas votimit të qeverisë teknike nesër në Kuvend të mbahet një seancë tjetër, në të cilën do të votohet për zëvendësministrat plotësues, si dhe të verifikohet mandati i një deputeti që do të zëvendësojë Talat Xhaferin, të cilit i është besuar mandati për të formuar qeveri teknike.

LSDM-ja e ka propozuar Mitko Bojmacaliev të jetë kandidat për zëvendësministër plotësues të Punëve të Brendshme, ndërsa ministrja e deritanishme Jovanka Trençevska do të jetë zëvendësministre plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale.

VMRO-DPMNE propozoi Elena Petrovën për zëvendësministre plotësuese të Financave, Stefan Andonovskin të Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Cvetan Tripunovskin për Bujqësi Pylltari dhe Ekonomisë të Ujërave.

Qeveria kalimtare zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve të planifikuara për më 8 maj dhe do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen dy javë më parë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR