• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Kuvendit caktohet më 3 shtator

Seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Kuvendit caktohet më 3 shtator

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar më 3 shtator.

Kërkesën për interpelancën e kryetarit të Kuvendit e dorëzuan gjashtë deputetë të së Majtës duke theksuar se Gashi që nga fillimi i emërimit të tij punon në mënyrë të pabindur, joprofesionale, të pandërgjegjshme dhe "mbi të gjitha të paligjshme dhe antikushtetuese". Siç citohet, Gashi e ka cenuar laicitetin e shtetit kur në seancë kuvendore për shënimin e gjenocidit në Srebrenicë së bashku me të tjerët e pranishëm ka kryer lutje fetare në grup.

Si arsye të dytë për kërkimin e përgjegjësisë nga E Majta e citojnë incidentin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Sipas të Majtës, Gashi si kryetar i shtëpisë ligjvënëse ka bërë edhe shkelje të përdorimit të gjuhës maqedonase sepse betimin që e dha si kryetar i zgjedhur së pari e dha në gjuhën shqipe, ndërsa jo në gjuhën maqedonase. Konsiderojnë edhe se e ka keqpërdorur Ligjin për simbole shtetërore sepse në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit janë vendosur edhe simbolet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, ndërsa nuk ka vënë në rendin e ditës një pikë për të përcaktuar përfundimin e mandatit parlamentar të Talat Xhaferit, i cili në të njëjtën kohë ende e kryente funksionin e kryeministrit teknik.

Deputetët e të Majtës citojnë edhe se gjatë vizitës së Gashit në Uashington gjatë samitit të NATO-s me të ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij.

Sipas tyre, Gashi nuk e respekton Rregulloren sepse seancat zgjasin deri natën vonë, koordinimet e regullta ndërmjet partive politike ndodhin "pro formë", ndërsa nuk i ka respektuar edhe afatet për caktimin e seancave. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR