• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seanca kuvendore të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Ligjvënës-Juridik

Seanca kuvendore të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Ligjvënës-Juridik

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni Ligjvënës - Juridik.

Propozim- ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në mbrojtjen e katastrofave në Ballkanin Perëndimor dhe për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Japonisë, janë në rendin e ditës së seancave të të dyja komisioneve kuvendore. 

Anëtarët e Komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Komisionit Ligjvënës Juridik do të diskutojnë dhe për Propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për transport ndërkombëtar ujor në Liqenin  e Ohrit dhe për ndryshimin e Marrëveshjes për Furnizime Publike (2012) me Vendimin e Komitetit për Furnizime Publike të Organizatës Tregtare Botërore për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt ndryshimit të Marrëveshjes për Furnizime Publike (2012).

Në agjendën e mbledhjeve të të dyja komisioneve, të politikës së jashtme dhe të Komisionit Ligjvënës - Juridik, siç është paralajmëruar, do të debatohet edhe për Propozimin e ligjit për ratifikimin e Protokollit të gjashtë plotësues drejt Marrëveshjes për forca paqësore multinacionale të Evropës Juglindore. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR