• e hënë, 30 dhjetor 2024

Seanca konstituive e grupit punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë 

Seanca konstituive e grupit punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë 

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë konstituive.

Anëtarët, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, njëzëri zgjodhën kryetarin dhe zëvendëskryetarin e grupit punues të cilët janë nga radhët e ekspertëve. Kryetare e grupit punues u zgjodh Margarita Caca Nikolovska, ish-gjyqtare në Gjykatën  Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, ndërsa për zëvendëskryetar, Bajram Pollozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese. 

Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas hartimit, propozimi do t'i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dërgojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit.

Grupi punues ka 23 anëtarë, nga të cilët 10 janë nga radhët e ekspertëve, 10 janë propozime të partive politike dhe 3 anëtarë janë nga institucione, Kabineti i Kryetarit të RMV-së, MPJ-së dhe SÇE-së. 

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, anëtarëve të grupit punues u uruan punë të suksesshme dhe i porositën se ky është një shans historik për të arritur qëllimin tonë strategjik, anëtarësimin në BE, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR