• e martë, 24 dhjetor 2024

Seanca e parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Sipas PTH-së motivi është zhvatja e parave, për Palevskin prokuroria kryen urdhër politik

Seanca e parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Sipas PTH-së motivi është zhvatja e parave, për Palevskin prokuroria kryen urdhër politik

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Të akuzuarit për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe qytetarit të Velesit, Pançe Zhezhovski, sot, në Gjykatën themelore penale u ulën në bankën e të akuzuarve, ku para Gjykatës thanë se nuk ndjehen fajtorë për të dy ngjarjet penale.

Kjo ishte seanca e parë pas vendimit të Këshillit gjyqësor për bashkim të procedurave të të akuzuarve, pasi që Prokuroria themelore publike fillimisht parashtroi aktakuzë kundër Bore Videvskit, Velibor Manevit, Vllatko Keshishovit, si dhe babait të vajzës, Aleksandar Gjorçevski, e më pas edhe për të dyshuarin e parë, Ljupço Palevski për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia.

Sipas prokurores Zhaklina Kërstevska, grabitja e Vanjës ishte kryer me qëllim që t shtyjnë ndonjë anëtarë të familjes së saj më të ngushtë t'u japë para të akuzuarve për lirimin e saj, duke cekur se të akuzuarit janë njohur mirëp mes vete dhe prandaj janë dakorduar të hartojnë dhe realizojnë plan të hollësishëm dhe të përpunuar.

Të akuzuarit, thotë Kërstevska, ishin njoftuar se Vanja çdo të premte shkon vetë në shkollë dhe prandaj të premten planifikuan ta realizojnë grabitjen, por siç tha, ata u nisën drejt lokacionit, por nuk arritën me kohë për shkak të tollovisë në komunikacion. Sipas Kërstevskës, të akuzuarit e dinin se të hënën më 27 nëntor 2023, Vanja nuk do të shkojë në shkollë së bashku me motrën e saj Minja, e cila të dielën në mbrëmje mori porosi se të nesërmen duhet të shkojë nga ora e dytë në shkollë, ndërkaq për atë ishte njoftuar vetëm i akuzuari Aleksandar Gjorçevski.

"Dhunshëm e kanë hapur derën e hyrjes së ndërtesës për ta grabitur Vanjën. Pasi që paraprakisht e siguruan 'Citroenin' të akuzuarit pas instruksioneve të dhëna nga Ljupço Palevski, erdhën para hyrjes së ndërtesës, ku jeton Vanja. Vllatko Keshishov ka pritur në automjet dhe është kujdesur të mos vijë dikush. Velibor Manev me kaçavidë e ka hapur derën e hyrjes së ndërtesës, dhe së bashku me Bore Videvskin, i cili e ka mbajtur thesin për fjetje, kanë hyrë në ndrëtesë dhe e kanë pritur Vanjën.

Kur ka dalë Vanja nga ashensori, sqaroi prokurorja, është vendosur në thesin për fjetje me patentë të hapur pak dhe i janë vendosur shtrëngesa plastike në duar dhe këmbë, pas çka është nxjerrë jashtë ndërtesës, ku Keshishov i ka pritur me "Citroenin", pas çka është vendosur në bagazhin e automjetit.

"Në 'Aradhat partizane' Bore e ka thyer celularin 'Ajfon 8' të Vanjës në mënyrë që të mos ketë sinjal. Pas instruksioneve të dhëna nga Ljupço Palevski, kanë vazhduar të lëvizin nëpër 'Rrugën e Kaçanikut' dhe tek mbikalimi afër fshatit Vizbeg, janë takuar me Palevskin, i cili i ka pritur me automjetin Reno Kangu, në afërsi të vendit të quajtur 'vrimat' në atarin e fshatit Brazdë", tha Kërstevska.

Në mënyrë mizore dhe me paramendim, rerth orës 9 e 30 minuta, prokurorja shtoi se të akuzuarit Ljupço, Velibor, Bore dhe Vllatko e kanë privuar nga jeta të miturën Vanja, duke i shkaktuar vuajtje të rëndë psiqike me intensitet të fuqishëm.

Prokurorja Kërstevska, në fjalën hyrëse paraprakisht, me kërkesë të të dëmtuarve Zhaklina Gjorçevska dhe vajzës së saj, kërkoi nga Gjykata që ta përjashtojë publikun seanca, për shkak siç tha, “raportimit intensiv mediatik rreth ngjarjes të cilat kanë shkaktuar thellimin e dhimbjes”, pas çka Gjykata nuk e pranoi këtë propozim e Prokurorisë.

"Nga ana e ndihmësit dhe të dëmtuarës Zorica Mirçevska dhe nga motra e Vanja Gjorçevskës i është dorëzuar prokurorisë propozim për përjashtimin e publikut nga e gjithë seanca, për shkak të raportimit intensiv mediatik që kanë shkaktuar thellimin e dhimbjes, çrregullime të rënda të stresit post-traumatik, për të cilin po ju bashkëngjes një raport nga psikiatri specialist dhe rekomandim të psikoterapistit", tha Kërstevska.

I pandehuri i parë Lupço Palevski për vrasjen e minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit, sot në Gjykatën Themelore Penale është prononcuar se nuk ndjehet fajtor dhe se Prokuroria Themelore Publike kryen urdhra politikë.

"Më 1 dhjetor kam një postim publik në profilin tim në Fejsbuk, ku jam, çka bëj e tutje. Jam paraqitur dhe jam çlajmëruar në hotel në mënyrë të rregullt me dokumentin timtë udhëtimit dhe jam nisur rrugës për të bërë rezonancë magnetike të shtyllës kurrizore, sepse 70 për qind e shtyllës time kurrizore nuk është funksionale. Pas 10 muajve nga dëshmitë e mia të deponuara, prokuroria i keqpërdor dhe Forenzika e MPB-së me urdhër të prokurorisë përgatit dëshmi materiale. Nuk mund të më bind prokuroria se nuk ka urdhër për gjykim të montuar politik, sepse e di shumë mirë prokuroria. Si nuk kanë mundur ta shohin pamjen e plotë për këtë ngjarje penale, madje më 20 maj ADN-ja ime është vendosur në sistem", tha Palevski.

Përmbjatja e aktakuzës, thotë Palevski është e bazuar në rrëfim të rremë të njërit prej të pandehurve, që dëshiron, siç thotë, të evitojë burgim të përjetshëm për krimi që është bërë.

"E tërë kjo përmbajtje është bazuar në dëshmi të rrejshme të njërit të akuzuarve, i cili dëshiron të evitojë dënimin e përjetshëm për krim të këtillë që është bërë. Të gjitha dëshmitë materiale i hedhin poshtë këto rrëfime të cilat janë përmbajtje e kësaj aktakuze. Mbrojtja nuk ka kërkuar ekspertizë të gjurmëve biologjike. Kjo është hipokrizi. Pas gjithçka që publikuan, duke mos ndjerë asgjë për nënën e Vanjës, të gjitha videot dhe fotografitë që u publikuan nëpër portale ishin në hapësirat e Prokurorisë dhe nga atje dolën të gjitha fotot nga "Smart siti", dhe mu Prokuroria gabimisht i brifoi mediumet. Atëherë Prokuroria nuk shqetësohej për gjendjen shpirtërore të nënës së Vanjës, kështu që pas 10 muajve kur duhet t'i përballim të gjith dëshmitë, atëherë dëshiron të përjashtohet opinioni", tha Palevski.

Sipas tij, babai i minorenes Aleksandar Gjorqevski është vendosur nga policia që të përgatitet ndonjë motiv i rremë dhe lidhja mes atyre dyve. Palevski para Gjykatës tha se nuk e njeh Aleksandrin, e as Prokuroria ka dëshmuar ndonjë lidhje mes tyre.

"Ky prind, në vend që të qajë për fëmijën e tij, është vendosur nga policia që të përgatitet një motiv i rremë dhe lidhja mes meje dhe atij. Unë nuk e njoh Aleksandcrin. Unë kam qenë i rrëmbyer 7 ditët e para. Më kanë sjellë më 15 maj në burgun e e Shkupit, por 7 ditë nuk kam marrë asnjë akt. Pastaj më sollën me media me "kallashnikovë", më kanë mbajtur 6 ditë, gjyqtari në procedurën paraprake Dushan Josifov ka kryer vepër penale. Ky është një gjykim i montuar politik", tha Palevski.

Mbrojtësi i Aleksandar Gjorçevskit thotë Prokuroria nuk ka dëshmi, as mbështetje të aktakuzës kundër babait të Vanjës, por, siç tha. vetëm në mënyrë paushalle thekson se ka ndihmuar. 

"Në fjalën hyrëse të Prokurorisë nuk dëgjuam se çfarë bazohet në akuzën ndaj Aleksandrit dhe në çfarë provash e mbështet akuzën për krimin e kryer, ai vetëm shprehet prerazi se ka ndihmuar. Nuk kemi veprime përmbarimi, as prova në atë kuptim, tha avokati Vlladimir Tufegxhiq.

Sipas tij, babai i Vanjës së mitur është viktimë në gjithë procedurën gjyqësore dhe tha se "çdo prind të cilit do t’i ndodhte diçka e tillë do të bënte të njëjtën gjë që bëri, pra do të shkonte në drejtim të kryerjes së një hetimi të pavarur".

Tufegxhiq theksoi se akuza bazohet pikërisht në dëshmitë e mbledhura nga ana e Gjorçevskit me pëlqimin e policëve, për të cilat ka kërkuar që të hetohen.

"Aleksandar është viktimë dhe është dëmtuar në këtë procedurë dhe unë pretendoj se çdo prindi që do t'i ndodhte diçka e tillë do të bënte të njëjtën gjë që bëri, pra do të shkonte në drejtimin e hetimit të tij të pavarur dhe në fund të fundit jeni dëshmitarë që akuza bazohet në provat e marra nga Aleksandri, me dijeninë dhe pëlqimin e punonjësve të policisë, për të cilët unë si avokat mbrojtës kërkoj që të hetohen dhe të shohim se si dhe në çfarë mënyre e kanë kryer procedurën, dhe unë pohoj se kjo nuk është bërë ashtu siç duhet dhe prandaj sot kemi rezultatin që kemi në raport me Aleksandrin", tha Tufegxhiq.

Sipas avokatit Tufegxhiq, Gjorçevski është keqpërdorur në mënyrë klasike dhe veprimet e tij, të cilat i ka ndërmarrë në drejtim të një hetimi të pavarur, janë keqpërdorur dhe keqinterpretuar.

Pak muaj para kësaj ngjarje, shtoi ai, babai i të miturës Vanja u ka dhënë dy njësi banimi dy fëmijëve të mitur.

"Pjesa jonë me marrëveshje për dhuratë, siç thonë edhe provat, është bërë dhuratë disa muaj para kësaj ngjarjeje, përkatësisht dy njësi banimi u janë transferuar dy fëmijëve të mitur dhe kemi dorëzuar në gjykatë prova se dy fëmijët e mitur janë tatimpaguesit sipas evidencës në drejtorinë tatimore", theksoi avokati i Gjorçevskit. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR