• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Seancë e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet ta mbajë seancën  e 39-të.

Në rend të ditës janë përcaktimi i listës së propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, propozim-vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, propozim-vendimi për emërimin e  anëtarëve të Komisionit për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, propozim-vendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit për Agjencinë për Posta, si dhe propozim-vendimi për zgjedhjen e shoqatës në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtën e policisë dhe gjyqësorin për mekanizmin e kontrollit civil të Avokatit të Popullit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR