• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seanca e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndërrimin e udhëheqësisë vazhdon nesër

Seanca e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndërrimin e udhëheqësisë vazhdon nesër

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Seanca e Këshillit mbikëqyrës në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit M-NAV për ndërrimin e udhëheqësisë vazhdon edhe nesër, deri në kompletimin e gjithë dokumentacionit, njoftojnë nga M-NAV.

Këshilli mbikëqyrës në M-NAV pasdite e ka filluar seancën për ndryshimet në udhëheqësi, konform drejtimeve që i ka marrë nga Qeveria më 9 janar, ndërsa pas sulmit në institucion në fillim të muajit - t'i shkarkojë kryetarin e Këshillit drejtues Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv të sektorit Lube Stamenovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraqin, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi për informim në M-NAV.

"Seanca e Këshillit mbikëqyrës do të vazhdojë edhe nesër deri në plotësimin e të gjithë dokumentacionit, licencave, lejeve etj., si dhe kushtet që duhet t'i plotësojnë kandidatët e propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit drejtues, bëjnë të ditur për MPB-në nga M-NAV.

Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit nga mbledhja dhe dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin qendror, nga ku merret vendimi. Përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë nga M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit të seancës dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin qendror nga ku merret vendimi, ndërsa përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës në M-NAV është Kristian Mihajllovski, ndërsa anëtarë Edmond Kaliqi dhe Dimitar Xhekov.

Siç informuan nga Qeveria më herët, kandidat për drejtor të ri ekzekutiv Hekuran Asani është i punësuar në SHA "M-NAV" - Shkup nga viti 2005, ndërsa nga viti 2007 kryen detyrën e kontrollit të fluturimeve. Në vitin 2010 kanë marrë licencën e kontrollit ekzekutiv, ndërsa nga viti 2021 është edhe instruktor për sferën e kontrollit të fluturimeve (OJTI). Asani si i punësuar në M-NAV dhe prej kohësh kontrollor i trafikut ajror, njëherësh ushtron edhe funksionin e mbikëqyrësit të kontrolleve të fluturimit.

Milan Koraq në pozitën e drejtorit ekzekutiv në M-NAV vjen nga pozita e udhëheqës-instruktorit për elektro-energjetikë në "M-NAV". Koraq para pozitës në M-NAV, 14 vjet ishte i punësuar në Agjencinë e Aviacionit Civil në pozitën udhëheqës-instruktori për elektro- energjetikë në sektorin e teknologjisë së aviacionit. Ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në fushën e aviacionit.

Me propozim të Qeverisë, Inspektorati i Punës tashmë ka bërë një inspektim të jashtëzakonshëm në punën e “M-NAV” dhe sindikatave dhe duhet të përgatisë proceverbal. Rekomandim nga qeveria mori edhe Agjencia e Aviacionit Civil, të vazhdojë me aktivitetet e filluara si rezultat i inspektimit të jashtëzakonshëm për të përcaktuar kushtet rreth sigurisë së trafikut ajror, ndërsa kontrolle ka kryer edhe nga Drejtoria e Policisë financiare.

Për incidentin e 4 janarit në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetimore ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale si bashkëpjesëmarrës - Rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Prej tyre, katër u arrestuan menjëherë, ndërsa më 12 janar edhe një tjetër nga katër të cilët ishin në kërkim. Të arrestuarve u është caktuar arrest shtëpiak. 

Pas vendimit të qeverisë për ndryshime në udhëheqësinë e M-NAV, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror e cila në periudhën e kaluar ka reaguar për punën e udhëheqësisë aktuale të M-NAV dhe realizimin e konkurseve për punësim ka ndërprerë vendimin për grevë të përgjithshme.

"Do ta analizojmë të gjithë situatën dhe nëse ka realizim pozitiv të rekomandimit të Qeverisë për Këshillin mbikëqyrës do ta tërheqim vendimin për grevë. Presim bashkëpunim me drejtorët e rinj, sepse bëhet fjalë për kuadro që janë një kohë të gjatë aty", tha kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR