Seanca të dy komisioneve parlamentare
- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve dhe Komisioni për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve dhe Komisioni për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Në rend dite të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve është Propozim-vendimi për publikimin e shpalljen për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë për Marrëdhënie Pune dhe Mbikqyrje Inspektuese në Shkallën e Dytë dhe Propozim-vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të K[shillit Administrativ në Agjencinë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor.
Anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë dhe kërkojnë nga zëvendëministri në Qeveri dhe kërkesë nga deputeti për përcaktimin e kompensimit të qirasë së një banese.
Në Komisionin për Sistem Politik mes Komuniteteve, në rend dite është Raporti Vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallën e Dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse për vitin 2023. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s