Seanca e dy komisioneve parlamentare
- Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridik Ligjvënës.
Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridik Ligjvënës.
Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të diskutojnë rreth Propozimit të vendimit për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe kalimit të emigrantëve, Propozim ligjin për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, në leximin e parë, si dhe për Informacionin për nevojën e ndarjes së marrëveshjes qeveri-me-qeveri për furniizmin e mjeteve të blinduara të lehta me rrota, me lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në rend dite të Komisionit Juridik Ligjvënës janë disa pika - Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare "Bllacë-Hani Elezit" dhe "Jazhincë-". Globoçicë", Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Në rend dite të këtij komisioni janë edhe Propozim ligjet për ratifikimi e Marrëveshjes për plotësimin e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi i ligjit për punëtorët e Ministrisë së Mbrojtjes - në lexim të parë dhe Kërkesa për interpretim autentik të nenit 62 të Ligjit për arsim të lartë (*) (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 82/2018 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 178/21, të dorëzuar nga deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s