• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë publike e Gjykatës kushtetuese: Apasiev akuzon për diskriminim politik, Xhaferi pohon se bëhet fjalë vetëm për afat të humbur

Seancë publike e Gjykatës kushtetuese: Apasiev akuzon për diskriminim politik, Xhaferi pohon se bëhet fjalë vetëm për afat të humbur

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën kushtetuese sot u mbajt seancë publike lidhur me kërkesën e liderit të partisë "E Majta", Dimitar Apasiev, për diskriminim në bazë të përkatësisë politike nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Apasiev pohon se Xhaferi ka vepruar në mënyrë meritore me refuzimin e kërkesës për inicim të nismës qytetare në nivel shtetëror për shpallje të referendumit të detyrueshëm shtesë, përderisa Xhaferi, u kundërpërgjigj se refuzimi është vetëm për shkak të afatit të humbur për përgjigje për plotësim të kërkesës së Apasievit.

Në seancën e sotme në të cilën krahas Apasievit dhe Xhaferit, ishin të pranishëm edhe opinioni i ekspertëve dhe mediumet, u diskutua rreth argumenteve të tyre dhe pjesëve kontestuese të rastit.

Apasiev arsyetoi se cilat dispozita nga Kuvendi zbatohen dhe cilat ishin zbatuar, me çka theksoi se janë zbatuar nene të gabuara të Rregullores së Kuvendit.

"Në këtë rast konkret, unë nuk veproj në pozitën e deputetit, por veproj si qytetar. Kryeparlamentari në raportimin ka një vlerësim meritor për të cilin nuk ka ingirenca se pyetja nuk është e përshtatshme", theksoi Apasiev.

Ai shtoi se mendon se kjo ka motiv politik, siç tha, të mos arrihet deri në plenum për shkak të tendencës së mobilizimit politik.

Ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk u pajtua me atë që u tha dhe theksoi se ka vepruar në përputhje me Rregulloren e Punës, duke theksuar se Apasiev është vonuar në korrigjimin e kërkesës.

"Sipas rregullores së Kuvendit, një nga kompetencat e kryetarit të Kuvendit është të përcaktojë vlerën e një nisme të paraqitur. Bazuar në këtë, parashtruesit të kërkesës i kam treguar që duhet të respektohet dhe të dërgohet në afat prej 15 ditësh nga kërkesa e Kuvendit, e jo nga marrja e njoftimit, tha Xhaferi.

Shtoi se nuk bëhet fjalë për diskriminim politik, sepse, siç tha, Apasiev e ka paraqitur kërkesën në cilësinë e qytetarit. 

Duke u përgjigjur në pyetjet e gjykatësve kushtetues, Apasiev arsyetoi se akti për të cilin Xhaferi pohon se i është parashtruar në tavolinë, nuk i është parashtruar dhe se e ka respektuar afatin i cili është rregulluar me Ligj për procedurë të përgjithshme administrative.

"Me datën 7 e kam parashtruar propozimin, më datë 8 thotë se nuk është i rregullt. Pesë ditë më vonë ma kthen. Asnjëherë ky akt nuk më është parashtruar në tavolinë, këtë akt e kam pranuar më 28, ai e parashtron më 13. Ligji për procedurë të përgjithshme administrative e rregullon afatin e dërgimit", tha ai.

Shtoi se konsideron se vendimi i ish-spikerit është meritor sepse edhe krahas asaj që Xhaferi aludon se shkaku për refuzimin është afati i humbur, ai në njoftim e cekë përmbajtjen e kërkesës. 

Potencoi se, edhe po të kishte konstatuar se është i parregullt, në pajtim me ligjin, vihet në rend dite në seancën e ardhshme, por jo më vonë se 15 ditë.

Xhaferi i përmnbahej qëndrimit se rregullorja parasheh afat prej 15 ditëve nga kërkesa, dhe jo nga pranimi. Ai theksoi se qëllimi nuk ka qenë të diskriminojë.

"Thelbi është se ndërgjegjen e kam të pastër para vetes, para të gjithëve, para opinionit, para Zotit. Në asnjë mënyrë qëllimi  nuk ka qenë për të diskriminuar. Në instancën e fundit po të ishte ndonjë forcë politike që do të sjellte në pikëpyetje punën e Kuvendit, kjo është tjetër punë", tha ai.

Në përgjigjet e tij, ai disa herë e parashtroi pyetjen përse Apasiev nuk e ka dorëzuar kërkesën në cilësinë e deputetit dhe foli për dy vebdime të ndryshme të Komisionit për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi në të cilat në njërin është konsttauar diskriminimi ndaj Apasievit, përderisa, në tjetrin jo.

"Po të kisha pasur mosdurim të tillë për ta diskriminuar, përse do t athirrja në kabinet. KMPD ka dy vendime, njëri është se ka diskriminuar, tjetri jo", tha ai.

Xhaferi potencoi se i ka zbatuar gjërat ashtu siç parasheh Rregullorja.

Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e nismës civile në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të obliguar plotësues, i cili duhej të mundësojë grumbullimin e mëtejshëm të papenguar të, me Kushtetutë të parashikuara, 150.000 nënshkrimeve të qytetarëve për shpalljen e referendumit me këtë pyetje: Nëse jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkludimeve të Kuvendit nr. 08-3238/1 nga 16 korriku 2022?

Kërkesa tek kryetari i Kuvendit është dërguar më 7 tetor të vitit 2022, në cilësinë e personit fizik – propozues i autorizuar.

Ai konsideron se është diskriminuar në bazë të përkatësisë politike si deputet dhe thekson se kryetari i Kuvendit nuk ka vepruar në pajtim me Ligjin për referendum, për propozim-kërkesën e Apasievit ka vendosur vetë, në vend se ta dërgojë në Komisionin ligjvënës-juridik dhe kryetarit të trupit amë të punës për shkak të dhënies së mendimit për rregullshmërinë e nismës.

Apasiev konsideron se me atë që kryetari i Kuvendit ka refuzuar t'ua dërgojë nismën trupave kompetentë të Kuvendit, e ka keqpërdorur pozitën e vet zyrtare dhe autorizimin dhe në atë mënyrë e ka parandaluar parashtruesin ta realizojë të drejtën kushtetuese të veprimit politik.

Gjykata kushtetuese, në pajtim me Aktin, do të vazhdojë me punën rreth lëndës. ab/

Fotо: МIА, Gjykata kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR