• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë publike në Gjykatën Supreme pas ankesës së gjyqtares Ola Ristova për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup

Seancë publike në Gjykatën Supreme pas ankesës së gjyqtares Ola Ristova për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur seancë publike pas ankesës së parashtruar për zgjedhjen e fundit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup nga gjyqtarja Ola Ristova nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Në seancën publike, ankuesja Ristova dhe mbrojtësi i saj, avokati Vladimir Tufegxhiq, shpjeguan pretendimet e ankesës, duke theksuar se gjatë zgjedhjes është përcaktuar gabimisht dhe jo plotësisht gjendja faktike.

Sipas avokatit Tufegxhiq, pikërisht shumica e Badenterit është përdorur si mekanizëm për të eleminuar kandidaten Ola Ristova.

"Besoj se shumica e Badenterit nuk mund në këtë mënyrë, pa arsyetim me veprimet e saj të dëmtojë një kandidat nga komunitetet shumicë", tha ai në deklaratën për mediat pas seancës.

"Besoj se Gjykata Supreme do të duhet të mbajë qëndrim lidhur me përbërjen e shumicës së Badenterit, sepse personalisht mendoj se nuk është në frymën e kushtetutës dhe përcaktimit kushtetues, ku rreptësisht thuhet se numri i atyre anëtarëve është. katër, dhe jo siç e interpreton Këshilli Gjyqësor, pesë, tha avokati.

 

 

Gjyqtarja Olja Ristova beson se gjatë vendimit të Këshillit Gjyqësor, anëtarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre diskrecionale dhe arbitraritetin në vendimmarrje.

"Kjo do të thotë se përveç kritereve ekzistuese, cilësore dhe sasiore, të cilat i parashikon vetë metodologjia dhe që në fund dhanë rezultatet për renditjen përfundimtare për kandidatët më të mirë, Këshilli Gjyqësor gjatë vendimmarrjes te anëtarët ka mbizotëruar karakteri  tyre subjektiv, mendimi i tyre subjektiv ndaj kandidatëve individualë dhe kështu bënë përzgjedhjen", tha ajo.

Në nëntor të këtij viti, Këshilli Gjyqësor e zgjodi Gabriela Gajdovën, Aleksandra Ristevskën, Vesna Dimishkovën dhe Osmanin Shabanin për gjyqtarë nga fusha penale në Gjykatën e Apelit Shkup.

Gjyqtarja Ristova më pas mori votat e nevojshme nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por nuk kaloi gjatë votimit sipas parimit të Badenterit.

Menjëherë më pas, ajo ka dalë me një reagim se zgjedhjet janë zhvilluar pa respektuar renditjen dhe duke anashkaluar pa arsye kandidatët e renditur më lart dhe paralajmëroi ankesë.

Vendimi për ankesën, siç ka bërë të ditur sot Gjykata Supreme, do të shpallet më tej. ls/

Foto: MIA



QËNDRONI TË LIDHUR