• e enjte, 09 prill 2026

Seancë për pyetje deputetësh nga opozita në Kuvend

Seancë për pyetje deputetësh nga opozita në Kuvend

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Kuvendi sot e konstatoi rendin e ditës për seancën e 97-të, pas së cilës puna vazhdoi me pyetje nga deputetët e opozitës drejtuar anëtarëve të Qeverisë.

Kuvendi sot në seancën e 97-të, duhet të vendosë për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), për të cilin pozicion si kandidat i propozuar është Aco Ristovi në vendin e Marko Bislimoskit, si dhe për propozimi për emërimin e Ana Mitreskës dhe Igor Veliçkovskit si zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore.

Në rendin e ditës të seancës janë edhe Propozim- ligji për Këshillin e Prokurorëve publikë, Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë, Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike dhe Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për akcizat, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët, në vazhdim të seancës së 90-të, duhet të diskutojnë edhe Propozim- ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontrollin kufitar, në lexim të parë.

Foto: printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR