• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seancë konstituive e Odës së ekspertëve

Seancë konstituive e Odës së ekspertëve

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Oda e ekspertëve ka mbajtur sot seancë konstituive në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike, Krenar Lloga.

Siç transmetoi Ministria e Drejtësisë, Lloga u ka uruar punë të suksesshme përfaqësuesve të departamenteve profesionale të Odës.

"Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, themeloi së fundmi 18 departamente profesionale që do të duhet të përmirësojnë cilësinë e ekspertizës, mbrojtjen dhe avancimin e ekspertizës, monitorimin e qëndrimit të ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve", qëndron në kumtesë.

Në bazë të Ligjit për ekspertizë, janë themeluar departamente profesionale për ekspertizë në fushën  e arkitekturës, kriminalistikës dhe kriminologjisë, gjeodezisë, ndërtimtarisë, elektroteknikës, bujqësisë, teknologjisë informatike, punës materiale, kontabiliteti dhe  financiare, inxhinierisë mekanike, psikiatrisë, pylltarisë, kirurgjisë së përgjithshme, ortopedisë dhe traumatologjisë, trafikut, mjekësisë ligjore, pronësisë  intelektuale, sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe Njësi profesionale nga fusha të tjera. mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR