• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Seancë konstituive e Komisionit parlamentar për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive

Seancë konstituive e Komisionit parlamentar për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni për monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të të gjitha bashkësive sot në Kuvend mbajti seancën e parë konstituive.

Me komisionin ka udhëhequr deputeti Talat Xhaferi. Lidhur me suksesin e punës së Komisionit, anëtarët dhanë konkludime deri te Qeveria që të parashtrojnë "Kërkesën për paraqitjen e Planit aksionar për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në organet e pushtetit shtetëror".

Siç tha Xhaferi, Qeveria ka afat deri më 15 dhjetor që ta dorëzojë këtë Plan aksionar në Kuvend.

Nënkryetar i Komisionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive është Musa Xhaferi. Anëtarë janë deputetët Antonio Milloshovski, Aleksandar Veljanovski, Dragan Kovaçki, Gjorgjija Sajkoski, Dafina Stojanovska, Dragan Nedelkoviq, Salim Sulejmani, Ilir Demiri, Sali Murati, Mile Cekov, Fatmir Bytyqi, Sonja Mirakovska, ndërsa zëvendësanëtarë deputetët Eli Panova, Mevmed Xhaferi, Bojan Stojanoski, Bllagica Lasovska, Igor Zdravkovski, Maliha Stankoviç, Imërlije Saliu-Fetai, Elmi Aziri, Ilir Hasani, Daniel Stojçevski, Borçe Cvetkov dhe Monika Zajkova. rq/

Foto: Fejsbuku i Talat Xhaferit

 

QËNDRONI TË LIDHUR