• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seancë konstituive e Këshillit të Sigurisë

Seancë konstituive e Këshillit të Sigurisë

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot me fillim në orën 15:00 në villën Vodno ka caktuar seancë konstituive të Këshillit të Sigurisë, bën të ditur kabineti i shefes së shtetit. 

Kryetare e Këshillit të Sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska Davkova. 

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vllado Spiridonov. 

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova do të marrë pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.

Këshilli i Sigurisë është organi më i lartë këshillëdhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe i jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Mënyrën e punës së Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrave të anëtarëve të Këshillit, thirrje dhe mbajtjen e seancave, zbatimin e qëndrimeve të marra, iniciativat e marra dhe mendimet e propozimet e dhëna, informimi për punën e tij, si dhe çështjet tjera lidhur me organizimin dhe mënyrën e punës së Këshillit, përcaktohen me Rregulloren e punës së Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Seancat e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara mbledhjet mund të jenë edhe publike dhe për këtë vendos kryetari i Këshillit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR