• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Seancë konstituive e Asociacionit kombëtar të operatorëve turistik dhe agjencive turistike

Seancë konstituive e Asociacionit kombëtar të operatorëve turistik dhe agjencive turistike

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Në seancën e sotme konstituive në të cilën është formuar Asociacioni kombëtar i operatorëve turistik dhe agjencive turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut (NATTA) janë zgjedhur organet dhe format e veprimit.

Themelimi i Asociacionit kombëtar, kumtuan nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë  për veprim të organizuar përmes  mbledhjeve të rregullta vjetore në të cilat do të debatohet  për çështjet rrjedhëse dhe do të krijohen politika afatgjate dhe strategji me të cilat  do të ngritet si strukturë profesionale më autoritare, përfaqësues i agjencive të Maqedonisë dhe operatorëve turistik e cila do të ndërmarrë pjesëmarrje aktive në asociacionet ndërkombëtare të këtij lloji.

Në kushte të njohjes së turizmit si veprimtari me zhvillim të shpejtë, por edhe veprimtari e cila në kushte normale (para krizës së koronës dhe ngjarjet e fundit në ekonominë botërore), citohet në kumtesë, mund të sigurojë rritje të shpejtë dhe kontribut të rëndësishëm në ekonominë vendore, si dhe fakti që veprimtaria  lidh rritjen e 15 veprimtarive tjera njëkohësisht, në kushte të numrit të rritur të operatorëve turistik dhe agjencive turistike të cilat punojnë, ndërsa të cilat janë shumë fuqishëm të goditura pas krizës me virusin korona, futet nevoja e veprimit asociativ të kompanive nga veprimtaria e agjencive turistike dhe operatorëve turistik.

"Misioni i NATTA-s është të ndihmojë në krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillim të industrisë turistike konkurente, përgjegjëse dhe të qëndrueshme, e ngritur në bazë profesionale në të cilën anëtarët do t'i gëzojnë përfitimet e anëtarësimit përmes ndihmës komponente dhe praktike gjatë zgjidhjes së problemeve nga veprimtaria e marrjes së mbrojtjes adekuate të interesave të tyre para Qeverisë dhe institucioneve tjera. sa/

Foto: Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR