• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Seancë komemorative në Kuvend me rastin e vdekjes së Stojan Andovit

Seancë komemorative në Kuvend me rastin e vdekjes së Stojan Andovit

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Me një minut heshtje në Kuvend sot u nderua spikeri i parë i Kuvendit Stojan Andov, i cili ndërroi jetë dje në moshën 89-vjeçare.

Në seancën e sotme komemorative në Kuvend, presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se shkoi kryetari i parë i Kuvendit në Maqedoninë demokratike, një shtyllë e kohës sonë që dha kontribut serioz në zhvillimin politik, shtetëror dhe shoqëror gjatë tri dekadave të fundit. 

"Zyrtari i parë maqedonas i zgjedhur në mënyrë demokratike pas pavarësisë, burrë shteti, politikan, ekspert ekonomik, diplomat i lartë, politolog, gazetar, publicist, shkrimtar që ka menduar për skenën maqedonase dhe atë ndërkombëtare, ndërsa për mua është e një rëndësie të veçantë, dhe për identitetin kulturor për popullin maqedonas, bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve maqedonas pa dallim përkatësie fetare, ideologjike dhe kombëtare, bashkëpunimin me fqinjët dhe botën e bazuar në marrëdhënie të barabarta, duke dhënë kontribut të madh në kulturën e përkujtimit si parakusht për një të nesërme më të mirë për të gjithë. Nuk mund të mos kujtoj ndarjen paqësore nga Jugosllavia, veç tjerash, ua detyrojmë shtetarëve si Gligorov, Petar Goshev, Stojan Andov, Abdurahman Aliti dhe u desh shumë kohë për të parë vlerën e tyre. Shkoi një zyrtar i respektuar federal në ish-shtetin e përbashkët, diplomat që iu besuan detyrat më thelbësore në nivel ndërkombëtar, i cili ishte anëtar i qeverisë federale për dy mandate, i cili shtriu botën si personi përgjegjës për marrëdhëniet me  vendet në zhvillim dhe Bashkësisë Ekonomike Evropiane", tha presidentja.

Stojan Andov, siç theksoi Siljanovska Davkova, do të mbahet mend pas shumë trazirave politike në Jugosllavi, por më së shumti ato lidhur me reformën ekonomike në vitin 1965, sepse, theksoi ajo, në përgjithësi dihet se kryetari i parë Gligorov dhe Andov ishin për reforma liberale në ekonomi dhe kulturë. 

Парадоксално е тоа што национализмот може да се потисне со европеизацијата на Балканот, а истиот национализам е овој Бугарскиот што го запира целиот тек поради амбицијата кон Македонија, вели

Andov u lind në vitin 1935 në Kavadar, Republika e Maqedonisë. Diplomoi në Fakultetin ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Universitetin e Beogradit.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1990, u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe u bë kryetar i Kuvendit në janar të vitit 1991. Në zgjedhjet e dyta shumëpartiake në vitin 1994, sërishu zgjodh deputet në Kuvendin e Republiksë së Maqedonisë dhe kryetar i Kuvendit - detyrë të cilën e kreu deri në mars të vitit 1996.

U zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe në zgjedhjet e vitit 1998.

Ishte kandidat për president të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale në vitin 1999. Më 30 nëntor të vitit 2000 sërish u zgjidh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, funksion që e kreu deri në tetor të vitit 2002.

Ishte themelues i Partisë Liberale të Maqedonisë dhe si kryetar i saj e udhëhoqi partinë liberale deri në bashkimin me ish-PD-në në vitin 1997, kur u bë kryetar i Këshillit të subjektit të sapoformuar politik. Pas ripërtëritjes së Partisë Liberale të Maqedonisë, ishte anëtar i zgjedhur i Komitetit të saj ekzekutiv. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentes/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR