• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seancë e KQ të LSDM-së: Kongres për zgjedhje të udhëheqësisë së re dhe politikave të reja më 24 nëntor, vendosen edhe dy sekretarë organizues

Seancë e KQ të LSDM-së: Kongres për zgjedhje të udhëheqësisë së re dhe politikave të reja më 24 nëntor, vendosen edhe dy sekretarë organizues

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli qendror i LSDM-së ka marrë vendim se më 24 nëntor të vitit 2024 do të mbahet Kongresi i 30-të i partisë, në të cilën do të zgjedhet Këshilli i ri qendror dhe do të bisedohet për politikat e ardhshme të partisë.

Siç informoi LSDM-ja, konform vendimit të Këshillit  qendror, në Kongresin e 30-të do të propozohen ndryshime të Statutit të LSDM-së me vendosje të edhe një sekretari organizues dhe me precizimin e parimeve të barazisë gjinore për zgjedhje të zëvendëskryetarit të LSDM-së.

"Vendosja e dy sekretarëve organizues është për shkak të nevojës së përforcimit dhe përmirësimit të punës operative të partisë, theksohet në komunikatë.

Në mseancën e djeshme të pasdites të Këshillit qendror të LSDM-së është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend.

"Vlerësimi është se për vetëm pesë muaj, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE i tradhtuan qytetarët dhe i shkelën të gjitha premtimet zgjedhore para dhe gjatë fushatës zgjedhore.Qeveria zbaton politika të gabuara ekonomike për shkak të të cilave ulet standardi i jetesës së qytetarëve, rriten çmimet dhe ulen pagat, ndërsa borxhet e reja ngarkohen në kurrizin e qytetarëve. Çdo ditë ndodhin skandale dhe abuzime të shumta për të cilat nuk ka asnjë përgjegjësi nga qeveria, bëhet partizim brutal i institucioneve dhe shpërngulje e plotë të profesionistëve. Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së deri më tani nuk ka dhënë asnjë rezultat, e ka kërcënuar perspektivën evropiane të vendit dhe e çon Maqedoninë në pasiguri të madhe", thuhet në komunikatë.

Sipas LSDM-së, është i përbashkët vlerësimi se puna intensive në periudhën e kaluar çon drejt konsolidimit të partisël dhe është vërejtur përmirësim i atmosferës në organizatat komunale dhe deri te kthimi gradual i besimit.

"LSDM edhe në opozitë mbetet në anën e qytetarëve dhe do të vazhdojë t'i kundërshtojë politikat e gabuara të pushtetit, por edhe me aktivietet që nënkuptojnë kujdes për sandardin e qytetarëve, përmes vendimeve ligjore në Kuvend", qëndron në komunikatë. mb/

Foto: LSDM

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR