• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport - po përballemi me mungesë të kuadrove të reja, studimi i shkencave informatike në rritje

Seancë e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport - po përballemi me mungesë të kuadrove të reja, studimi i shkencave informatike në rritje

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për arsim, shkencë dhe sport, sot ka mbajtur seancën e 21-të në Shtëpinë ligjvënëse në të cilën është diskutuar për raportet vjetore të Universitetit të Shkencave dhe teknologjisë së informatikës "Shën Apostol Pali"- Ohër, Universiteti Nënë Tereza" në Shkup si dhe raporti vjetor i Universitetit "Goce Dellçev"- Shtip.

Në seancën e sotme të Komisionit është marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit të shkencave dhe teknologjisë informatike "Shën Apostol Pali" - Ohër dhe Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup.

Në debat është theksuar se universitetet në vend po përballen me mungesën e kuadrove të reja dhe tendenca e studimit të shkencave të informatikës dhe teknologjisë tregon rritje në të gjitha universitetet, përkundë mosinteresimit të të rinjve për të studiuar shkencat shoqërore-natyrore.

Paraqitjen e parë e kishte rektori i Universitetit për Shkenca dhe teknologji informatike "Shën Apostoli Pali" Ohër, profesor dr Ivan Bimbiloski i cili theksoi se universiteti ka regjistruar numrin më të madh të studentëve në histori si dhe për herë të parë është hapur cikli i tretë i studimeve.

"Shënojmë numrin më të madh të studentëve të regjistruar deri më sot, nuk do të doja të flisja për përqindje, por një numër i konsiderueshëm është tejkaluar. Gjatë kësaj periudhe vëmendjen më të madhe ia kemi kushtuar riakreditimit të programeve ekzistuese të studimit, si dhe akreditimit të programeve të reja të studimit", tha Bimbiloski.

Teknologjia e TI-së është aktuale në botë, tha anëtari i Komisionit dhe deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, prandaj është logjike që të kemi rritje të studentëve të regjistruar, jo vetëm në Universitetin "Shën Apostul Pali" - Ohër, por edhe në universitetet tjera.

"Nuk mundemi që t'i lejojmë që të regjistrohen katër studentë në kimi apo fizikë. Ne me këtë qasje, nëse investojmë vetëm në një fushë teknologjike nuk mundemi të presim zhvillim. Studentët e TI-së gjejnë më lehtë punë, shteti nuk i kushtëzon, ka kompani të huaja të cilët paguajnë shumë para. Mbi 50 për qind e studentëve të mi marrin paga më të mëdha nga paga ime si profesor që kisha, por edhe si deputet", tha Snopçe.

Anëtarja e Komisionit, Ivanka Vasilevska tha se që të merret titulli i doktoraturës në vend sot nuk është punë e vështirë, por siç tha ajo bart përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Theksoi se shteti ka detyrim ndaj studentëve më të mirë që kanë studiuar në universitetet prestigjioze që renditen mirë në listën e Shangait, t'u ofrojë punësimin e duhur, por siç tha ajo, "deri më tani kjo nuk ka ndodhur".

"Zhvillimi i proceseve arsimore është elitar, nuk janë frustrim i dikujt që ëndërron të bëhet magjistër apo doktor shkence, nuk është dëshirë e strukturave gjysmë kriminogjene që kanë shumë para dhe i kanë përdorë për të hapur universitete të reja. Ata prodhojnë kuadro që do t'i përcaktonte dhe vlerëson të tjerët", ka thënë Vasilevska. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR