• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seancë e Këshillit për siguri të Kosovës para fillimit të nesërm të reciprocitetit ndaj Serbisë

Seancë e Këshillit për siguri të Kosovës para fillimit të nesërm të reciprocitetit ndaj Serbisë
Prishtinë, 31 korrik 2022 (MIA) - Këshilli i Sigurimit të Kosovës, i thirr nga kryeministri Albin Kurti, sot ka mbajtur seancë me qëllim të koordinimit të institucioneve para hyrjes së nesërme në fuqi të masave për ndryshimin e targave serbe me ato kosovare dhe për pajisimin e qytetarëve të Serbisë me legjitimacione për hyrje-dalje në Kosovë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas kumtesës së shërbimit qeveritar për informim  pas përfundimit të seancës, institucionet i kanë kryer të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e vendimeve të përmendura, me të cilat, siç theksohet, vendoset reciprocitet të masave të cilat me vite të tëra i zbaton Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. "Nesër, më 1 gusht të vitit 2022, hyn në fuqi vendimi i Qeverisë nga data 29 qershor, për konverzimin e targave në targa zyrtare të Republikës së Kosovës dhe për kalimin e kufirit me deklaratë të përkohshme me shkrim e cila i zëvendëson dokumentet për identifikim personal nga Serbia. Institucionet tona tani më i kanë kryer të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve", thuhet në kumtesën pas seancës së KS-së së Kosovës. Qeveria e Kurtit gjithashtu u garanton qytetarëve të Kosovës se “mundësia për zëvendësimin e targave të paligjshme (serbe)” me targat e Kosovës, si dhe kalimin e vendkalimeve kufitare “do të zhvillohen shpejt, pa pengesa dhe në kohë reale të shkurtër”. Nga e hëna, më 1 gusht, qytetarët e Serbisë të cilët hyjnë në Kosovë do të marrin licencë për hyrje-dalje në të gjitha vendkalimet kufitare, siç bëhet kjo për më shumë se dhjetë vjet me qytetarët e Kosovës të cilët hyjnë në Serbi. Gjithashtu, prej nesër fillon obligimi për ndërrimin e targave serbe për veturat e Kosovës të shënuara me KM (Kosovë dhe Metohi) me targa të Kosovës të shënuara RKS (Republika e Kosovës). Masat kanë hasur në reagime të ashpra nga ana e Beogradit zyrtar, si dhe të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR