• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndryshimet në udhëheqësi

Seancë e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndryshimet në udhëheqësi

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Këshilli mbikëqyrës i shërbimeve të aviacionit M-NAV sot në seancën e caktuar në orën 13:30 duhet ta shkarkojë kryetarin e Këshillit drejtues Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv Lube Stamenovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraqin, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi për informim në M-NAV.

Me seancën për ndryshimet në udhëheqësi, Këshilli mbikëqyrës do të veprojë sipas udhëzimeve që ka marrë nga Qeveria më 9 janar dhe pas ndërhyrjes në institucion në fillim të këtij muaji.

Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë nga M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit të seancës dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin Qendror nga ku merret vendimi, ndërsa përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës në M-NAV është Kristijan Mihajlovski, ndërsa anëtarë Edmond Kaliqi dhe Dimitar Xhekov.

Siç informuan nga Qeveria më herët, kandidat për drejtor të ri ekzekutiv Hekuran Asani është i punësuar në SHA "M-NAV" - Shkup nga viti 2005, ndërsa nga viti 2007 kryen detyrën e kontrollit të fluturimeve. Në vitin 2010 kanë marrë licencën e kontrollit ekzekutiv, ndërsa nga viti 2021 është edhe instruktor për sferën e kontrollit të fluturimeve (OJTI). Asani si i punësuar në M-NAV dhe prej kohësh kontrollor i trafikut ajror, njëherësh ushtron edhe funksionin e mbikëqyrësit të kontrolleve të fluturimit.

Milan Koraq në pozitën e drejtorit ekzekutiv në M-NAV vjen nga pozita e udhëheqës-instruktorit për elektro-energjetikë në "M-NAV". Koraq para pozitës në M-NAV, 14 vjet ishte i punësuar në Agjencinë e Aviacionit Civil në pozitën udhëheqës-instruktori për elektro- energjetikë në sektorin e teknologjisë së aviacionit. Ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në fushën e aviacionit.

Pas propozimit të Qeverisë, Inspektorati i Punës tashmë ka bërë një inspektim të jashtëzakonshëm në punën e “M-NAV” dhe sindikatave dhe duhet të përgatisë proceverbal. Rekomandim nga qeveria mori edhe Agjencia e Aviacionit Civil, të vazhdojë me aktivitetet e filluara si rezultat i inspektimit të jashtëzakonshëm për të përcaktuar kushtet rreth sigurisë së trafikut ajror, ndërsa kontrolle ka kryer edhe nga Drejtoria e policisë financiare.

Për incidentin e 4 janarit në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetimore ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale si bashkëpjesëmarrës - Rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Prej tyre, katër u arrestuan menjëherë, ndërsa më 12 janar edhe një tjetër nga katër të cilët ishin në kërkim. Të arrestuarve u është caktuar arrest shtëpiak. 

Pas vendimit të qeverisë për ndryshime në udhëheqësinë e M-NAV, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror e cila në periudhën e kaluar ka reaguar për punën e udhëheqësisë aktuale të M-NAV dhe realizimin e konkurseve për punësim ka ndërprerë vendimin për grevë të përgjithshme.

"Do ta analizojmë të gjithë situatën dhe nëse ka realizim pozitiv të rekomandimit të Qeverisë për Këshillin mbikëqyrës do ta tërheqim vendimin për grevë. Presim bashkëpunim me drejtorët e rinj, sepse bëhet fjalë për kuadro që janë një kohë të gjatë aty", tha kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR