• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë e Këshillit ekonomiko-social, në rend dite edhe Informacioni për situatën me ndërtesën e Shtëpisë së punëtorëve

Seancë e Këshillit ekonomiko-social, në rend dite edhe Informacioni për situatën me ndërtesën e Shtëpisë së punëtorëve

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Informacioni për situatën me ndërtesën e Shtëpisë së Punëtorëve, i propozuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ishte ndër pikat e rendit të ditës sot në seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social me të cilin kryeson ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në seancë u diskutua Raporti vjetor për punën dhe funksionimin e KES-it për vitin 2023, Programi vjetor për punë i KES-it për vitin 2024 dhe Plani i Veprimit për punësim për 2024-2027.

"Sipas Raportit vjetor për punën dhe funksionimin e KES-it për vitin 2023, nga të pranishmit është shprehur konkluzioni i përgjithshëm se në një masë jashtëzakonisht të madhe programi i parashikuar i punës i KES-it për vitin 2023 është zbatuar, përkatësisht përshtypja e përgjithshme është se me dinamikën e parashikuar është zhvilluar puna e KES-it", qëndron në kumtesë.

MPPS thekson se në kuadër të Programit vjetor për punë të KES-it për vitin 2024 është paraparë shqyrtimi i disa raporteve, planeve të veprimit, informacioneve dhe plotësimeve të zgjidhjeve ekzistuese ligjore ose miratimi i zgjidhjeve të reja për të cilat KES është kompetente t'i shqyrtojë.

"Me planin e veprimit për punësim për vitin 2024-2027 parashikohet realizim  qëllimeve të mëposhtme: përmirësimin e cilësisë së rezultateve në arsim dhe trajnim për të gjithë, rritjen e rolit të politikave për zhvillimin e ekonomisë dhe ndërmarrjeve për krijimin e vendeve dinjitoze të punës dhe forcimin e gjithëpërfshirjes në politikat e tregut të punës, thekson MPPS-ja.  ls/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR