• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë e Këshillit ekonomiko social

Seancë e Këshillit ekonomiko social

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot krysroi me seancën e dhjetë të Këshillit ekonomiko social.

Në seancë ishin të pranishëm edhe zëvendëskyeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, zëvendësministri i Ekonomisë, Zoran Manevski, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të sindikatave dhe përfaqësues të punëdhënësve.

Në takim përfaqësuesit e Qeverisë prezantuan propozim Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik.

"Pas diskutimit konstruktiv nga ana e përfaqësusve të sindikatave në lidhje me propozimin, u mor konkluzion që organizatat sindikale ta shqyrtojnë propozimin dhe të dorëzojnë vërejtje ose propozime të reja pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale", informojn nga pres-shërbimi qeveritar.

Seanca e ardhshme e Këshillit ekonomiko social do të mbahet pasi që do të dorëzohen propozimet nga sindikatat për Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik. mb/

Foto: Qeveri

 

 

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR