• e premte, 27 dhjetor 2024

Seancë e Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë për emërimin e drejtorit të ri

Seancë e Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë për emërimin e drejtorit të ri

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA)  - Këshilli i drejtorëve të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev" sot duhet të emërojë drejtor të ri të Akademisë. Emërimi i drejtorit të ri është pika e dytë e rendit të ditës në seancën e 221-të të Këshillit Drejtues të Akademisë të caktuar për sot në orën 15.00.

Shpallja publike për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë u publikua më 26 gusht të këtij viti, pasi ish-drejtoresha Natasha Gaber-Damjanovska dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni në mes të korrikut. 

Pas skadimit të afatit për paraqitje prej 15 ditë të llogaritur nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në shpallje janë paraqitur gjithsej pesë gjykatës dhe dy prokurorë. 

 Në shpallje, siç njoftuan publikuan paraprakisht një pjesë e mediave, dy gjykatës nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, Nenad Saveski dhe Olja Ristova, gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile, gjykatësja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative, si dhe zëvendësdrejtori aktual i Akademisë Ilir Iseni, funksioni gjyqësor i të cilit është në pezullim. Nga radhët e prokurorëve janë paraqitur Spasenka Andonova nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Irina Trajkoska-Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR