• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re

Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Në LSDM në vijim është vazhdimi i seancës së Bordit Ekzekutiv që filloi më 23 maj, ndërsa në të cilën komisionet kompetente duhet t'i prezantojnë rregulloren dhe librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryetar dhe udhëheqësi të partisë.

Në seancën më 23 maj Dimitar Kovaçevski edhe formalisht dha dorëheqje nga pozita e liderit.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së e obligoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të Partisë, që të propozojë rregullore me propozim librin e afateve për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike.

"Meqenëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas Statutit ende ka mandat, në përbërjen e njejtë do ta zbatojë procedurën për zgjedhje të reja të menjëhershme brendapartiake dhe për zgjedhje të kryetarit të LSDM-së. Bordi Ekzekutiv ka obliguar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në bazë të Statutit të partisë të propozojë rregullore me propozim librin e afateve për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në procedurë transparente dhe demokratike", informuan nga LSDM. 

Me dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së, siç informuan nga partia, të gjithë kryetarët e Organizatave Komunale dhe kryetari i Organizatës së qytetit janë në dorëheqje duke pasur parasysh faktin se janë emëruar nga ana e kryetarit, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. sa/ 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR