• e premte, 05 korrik 2024

Se a do të arrijë së shpejti ndihma shtetërore te kompanitë dhe punëtorët varet nga deputetët, mbledhja është caktuar për të martën

Se a do të arrijë së shpejti ndihma shtetërore te kompanitë dhe punëtorët varet nga deputetët, mbledhja është caktuar për të martën
Shkup, 21 mars 2021 (MIA) – Se a do të miratohen së shpejti ligjet që duhet të sigurojnë realizim të masave që punëdhënësit e goditur nga kriza të mund t’iu paguajnë paga të punësuarve do të dihet të martën, më 23 mars, për kur është caktuar mbledhja e Kuvendit në rend dite të së cilës janë edhe këto zgjidhje ligjore. Kompanitë ankohen se për shkak të mosfunskionalitetit të Kuvendit nuk munden që me kohë t’i marrin pagat dhe paralajmërojnë se nëse kjo nuk ndodh së shpejti, mund të gjenden në situatë që të largojnë punëtorë nga puna. Pushteti siguron se para për pagën e shkurtit do të ketë me kohë, por potencojnë se kjo varet nga deputetët. Nëse nuk ka taktizime ose nuk nisen nga interesat politike por nga interesat e qytetarëve, potencojnë, ligji mund të miratohet me kohë. Opozita, nga ana tjetër akuzon se fajtore për vonesën e miratimit të këtij ligji është pushteti. Ligji, thonë, ishte dorëzuar në Kuvend më 17 shkurt, ndërsa është vendosur në mbledhje më 23 mars. Kjo, sqarojnë, ishte me qëllim që pushteti të ketë kohë të marrë hua që të mund t’i paguajë mjetet e parapara me pakon e pestë të masave. Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve thekson se nëse nuk gjendet vullnet politik që të miratohet ligji për ndihmë financiare të kompanive, për pagesë të pagave për shkurt dhe mars, kompanitë do të mund të përballeshin me probleme serioze, që do të shkaktonte largimin e punëtorëve. Sipas tij, situata me pandeminë në vendet evropiane, mbylljet e atjeshme dhe kërkesa më e vogël për mallrat, mund të shkaktojë mbylljen e një numri të madh të kompanive tona ose lëshimin e punëtorëve, sepse nëse ata nuk kanë mbështetje financiare nga shteti është logjike se do t’i largojnë punëtorët. Ai potencoi se nëse nuk miratohet ligji numri i njerëzve të cilët do të mbesin pa punë, të cilët do të largohen nga puna do të jetë shumë i madh, veçanërisht ata të cilat janë në kohë të caktuar ku punëdhënësi nuk ka disa obligime ligjore, e as të dhëna në të holla, mundet thjeshtë të mos e vazhdojë marrëveshjen për punë e cila i ka kaluar. Ai shtoi se në industrinë e tekstilit është bërë analizë e cila kishte treguar se të paktën 20 për qind e numrit të të punësuarve, ose rreth 6-7 mijë punëtorë, do të mbesin në rrugë nëse nuk votohet zgjidhja ligjore për mbështetje financiare për pagesë të pagave. Nga LSM për MIA-n thonë se të gjitha subjektet politike duhet të inkurajohen dhe t’u dalin në ndihmë punëtorëve, t’i përmbushin premtimet të cilat ua kanë dhënë kërkesave të punëtorëve, përfshirë edhe sigurimin e mbështetjes financiare për pagesë të pagave, e cila gjatë periudhës së kaluar ishte vendosur me kërkesë të LSM-së, me çka u dëshmua se u ruajtën vendet e punës të kolegëve tanë, veçanërisht në sektorët më të goditur siç është hotelieria, turizmi, tekstili, ndërtimtaria dhe veprimtari të tjera. Nevojitet, thonë nga LSM edhe në periudhën e ardhshme, të gjithë të kontribuojmë dhe të bashkohemi me qëllimin e njëjtë, t’i ruajmë vendet e punës dhe të sigurohet pagë për punonjësit më të goditur në këtë krizë shëndetësore. Punëtorët në Maqedoninë e Veriut, potencojnë, me secilin vonesë mund të pësojnë dëme serioze dhe pasoja për ekzistencëne  tyre dhe ekzistencën e familjeve të tyre. Pushteti thotë se shkurti do të mbulohet me paga, ndërsa për të tjerat përgjigjen duhet ta japin deputetët në Kuvend. “Unë e di se si do të veproja nëse do të isha në vendin e tyre, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai pret që javën e ardhshme, kur është caktuar seanca parlamentare, ligjet për masat ekonomike do të miratohen dhe se qytetarët dhe biznesmenët do ta marrin mbështetjen. “Mendoj se ky është një mësim i nxjerrë. Do të ketë kohë për politikë kur të jetojmë pak më mirë, pa presionin e një krize shëndetësore. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se për një javë ose dhjetë ditë ligjet do të miratohen dhe ndihma do të arrijë te të gjithë ata që kanë nevojë për të, tha zëvendëskryeministri. Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare mohojnë se po i frenojnë ligjet për pakon e pestë të masave dhe paralajmërojnë se do të votojnë për to. Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski deklaroi se VMRO-DPMNE do të mbështesë këto ligje para së gjithash se ato janë në interes të të gjithë qytetarëve. Vonesën në miratimin e tyre, e la në barë të pushtetit. Në ndërkohë, nuk dihet nëse opozita shqiptare në Parlament do të mbështesë këto ligje, sepse paraprakisht paralajmëroi se do të bllokojë ligje në Kuvend derisa nuk marrin mbështetje për ligjin për shtetësinë të cilin e kanë propozuar ata. Ndihma për pagat është njëra nga shumë masat e pakos së pestë qeveritare, për të cilën nevojitet rregullativë ligjore. Disa zgjidhje ligjore tashmë janë dorëzuar në Parlament, ndërsa disa ende po përgatiten.      

QËNDRONI TË LIDHUR