• e premte, 27 dhjetor 2024

Saracin: Synimi i Gjermanisë është anëtarësimi i plotë në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor

Saracin: Synimi i Gjermanisë është anëtarësimi i plotë në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor
Lubjanë, 30 gusht 2022 (MIA) - Përfaqësusi i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin sot tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është vegla më e fuqishme për transformimin e BE-së. "Është e qartë se ai (Ballkani Perëndimor) i përket BE-së dhe është e qartë se kjo është rruga në të cilën duhet të shkojë. Angazhimi i Gjermanisë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor është këtu", theksoi Saracin në ditën e dytë të Forumit Strategjik në Bled. Ai në panelin “Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor: Një ndjenjë e vjetër e një fillimi të ri" deklaroi se synimi i Gjermanisë është anëtarësimi i plotë i gjashtë vendeve të rajonit dhe se secili qytetar i tyre do të jetë qytetar i BE-së me të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyrime. qa/ bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR