• e diel, 06 tetor 2024

Sanksionohet një shofer në Petrovec me 3,7 promilë alkool në gjak

Sanksionohet një shofer në Petrovec me 3,7 promilë alkool në gjak

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Njësiti mobil për siguri në komunikacion mbrëmë ka realizuar kontrolle për sanksionimin e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në rrethinën e Shkupit me çka janë sanksionuar 19 shoferë, ndërsa te një shofer i cili është ndaluar në komunën e Petrovecit janë matur 3,7 promilë alkool në gjak.

Ai është përjashtuar nga komunikacioni dhe kundër tij është ngritur parashtresë përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vazhdon me kontrollet për sanksionime në komunikacion me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion, thuhet në kumtesë.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR