• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Sanksionohen 85 shoferë për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles

Sanksionohen 85 shoferë për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles
Shkup, 25 qershor 2022 (MIA)- Njësia mobile për siguri në trafikun rrugor sot nga ora 9 deri 15 ka realizuar aksion të përforcuar kontrolli në autostradën Kumanovë- Shkup- Veles ku janë sanksionuar 85 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Siç kanë njoftuar nga  MPB-ja, prej tyre 67 automjete kanë lëvizur me shpejtësi prej 30 deri në 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa 15 automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. “Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.  

QËNDRONI TË LIDHUR