• e enjte, 18 korrik 2024

Sanksionohen 81 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Sanksionohen 81 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Gjatë natës së kaluar në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 04:00 në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 81 shoferë, prej këtyre 10 sanksione janë shqiptuar në territorin e Manastirit, 64 në Prilep, nga 3 në Demir Hisar dhe Krushevë dhe 1 në territorin e Makedonski Brodit.

MPB njofton se gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 86 kundërvajtje tjera në trafik.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesën e MPB-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR