• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve
Shkup, 11 shkurt 2022 (MIA) – Janë sanksionuar 44 drejtues të automjeteve për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në kontrollin aksional që e ka zbatuar policia sot prej orës 08 deri në orën 12 në territorin e SPB Shkup. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Që atje paralajmërojnë se vazhdojnë me kontrollet e tilla aksionale. "U bëjmë apel shoferëve gjithmonë t'u japin përparësi këmbësorëve, gjegjësisht t'i respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjithashtu, u bëjmë apel edhe këmbësorëve t'i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ta kalojnë rrugën në vendkalim për këmbësorët pasi mosrespektimi i rregullave të komunikacionit do të sanksionohet", prosisin nga MPB.

QËNDRONI TË LIDHUR