Sanksionohen 280 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
- Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 280 shoferë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:44, 4 gusht, 2023
Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 280 shoferë.
Pej tyre, siç theksoi sot MPB-ja, 14 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 168 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 112 shoferë jashtë vendeve të banimit.
"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thonë nga policia.
Foto: Arkivi i MIA-s