• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Sanksionohen 253 shoferë në Shkup, katër kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Sanksionohen 253 shoferë në Shkup, katër kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA)- Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 253 sanksione. Prej tyre për vozitje të shpejtë 117 sanksione, 14 gjoba për ngasje të automjetit pa patentë shoferë, 12 gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, ndërsa katër sanksione për ngasje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

"Janë shqiptuar edhe 12 sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur, tre gjoba për mosdhënie përparësi të kalimit të këmbësorëve...", theksohet në kumtesë.

Nga MPB theksojnë se kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Prej atje apelojnë të respektohen rregullat në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.  

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR