• e enjte, 18 korrik 2024

Sanksionohen 22 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Sanksionohen 22 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Gjatë natës së kaluar në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 05:00 në territorin e SPB Manastir është realizuar aksion kontrollues për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, me çka janë sanksionuar 22 shoferë.

Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionur edhe 12 kundërvajtje të tjera në trafik.

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe i apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. fc/
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR