• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sanksionohen 169 shoferë në Shkup, 82 për ngasje të shpejtë

Sanksionohen 169 shoferë në Shkup, 82 për ngasje të shpejtë

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 169 masa, mes të cilave për tejkalim të shpejtësisë së lejuar 82 sanksione, 18 masa për ngasjen të automjetit pa patent shoferi, 25 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Siç informoi MPB, janë shqiptuar edhe gjashtë masa për kalim në dritë kuqe të semaforit, si dhe gjashtë sanksione për shofer fillestar.

"Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë deri te qytetarët që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", njofton MPB.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR