• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sanksionohen 168 shoferë në Shkup

Sanksionohen 168 shoferë në Shkup

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Në kontrollet e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

 Siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq... 

 MPB bën të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR