• e premte, 27 dhjetor 2024

Sanksionohen 1610 drejtues motoçikletash, sekuestrohen 50 motoçikleta

Sanksionohen 1610 drejtues motoçikletash, sekuestrohen 50 motoçikleta

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Gjatë muajit gusht 2023 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer kontrolle të komunikacionit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, gjatë të cilave janë sanksionuar 1610 drejtues mjetesh.

"Prej tyre, 999 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të automjetit, 313 kanë vozitur pa patentë shoferi, 50 motoçikleta janë sekuestruar për leje qarkullimi të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës së madhe...", theksojnë nga MPB-ja

Shtojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR