• e enjte, 18 korrik 2024

Sanksionohen 14 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në rajonin e SPB Tetovë

Sanksionohen 14 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në rajonin e SPB Tetovë

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë ditës së kaluar në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 04:00 realizuan aksion kontrolli për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, me çka janë sanksionuar 14 shoferë.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme te tre shoferë është konstatuar prania nga një e gjysmë deri dy promilë alkool në gjak.

Të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe për të njëjtit janë përpiluar gjoba përkatëse të cilat për këtë lloj të kundërvajtjeve janë nga 225 deri më 375 euro në kundërvlerë në denarë. 

Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar edhe 11 kundërvajtje të tjera trafiku. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR