• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sanksionohen 118 shoferë në Shkup, 37 për vozitje të shpejtë

Sanksionohen 118 shoferë në Shkup, 37 për vozitje të shpejtë

Shkup, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

"Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 118 sanksione, nga të cilat 37 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, pesë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorim të telefonit cellular gjatë vozitjes, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur - drite e kuqe", informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej aty njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR