• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sanksionohen 115 shoferë në Shkup

Sanksionohen 115 shoferë në Shkup

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit, me ç'rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 115 masa.

Siç kumtoi MPB, ndërmjet masave të shqiptuara janë edhe tetë për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për vozitje pa patentë shoferi dhe shtatë sanksione për shkeljet që i bëjnë shoferët e motoçikletave.

Janë shqiptuar edhe pesë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, gjashtë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, pesë për kalim në semafor të kuq...

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta", theksojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR