• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sanksionohen 110 shoferë në Shkup

Sanksionohen 110 shoferë në Shkup

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 110 shoferë janë dënuar gjatë gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet në lëminë e komunikacionit. Prej të cilëve shtatë shoferë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, ndërsa 13 gjoba për mosrespektimin e shpejtësisë së qarkullimit.

Siç informon MPB, nëntë shoferë ishin dënuar për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR